inner ring
Arrow

Face

Arrow

Trajtim kundër rrudhave

Jeni lodhur së dukuri më i vjetër se sa ndiheni? A ju’a sjellin ndërmend këtë gjë rrudhat ? Mos kërkoni më larg se Este Medical Group për trajtimin më të mirë në dispozicion kundër rrudhave.

Në Este Medical Group, ne e kuptojmë se megjithëse plakja është një proces i natyrshëm dhe i bukur, ai mund t'i bëjë njerëzit të ndihen të pasigurtë. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë trajtim efektiv kundër rrudhave në Shqipëri për t'ju ndihmuar të luftoni shenjat e plakjes. Ndërsa plakemi, lëkura jonë krijon më pak kolagjen, gjë që mund të çojë në krijimin e vijave të holla, palosjes së lëkurës dhe rrudhave. Shprehitë e përsëritura të fytyrës mund të shkaktojnë gjithashtu rrudha të zakonshme si linjat e të qeshurit, linjat e vetullave dhe rrudhat anash syve.

Trajtimet që ne ofrojmë përdorin teknologjinë më të fundit për të luftuar shenjat e plakjes dhe për t'ju dhënë një lëkurë më rinore plot me shkëlqim. Mjekët tanë profesionistë dhe me përvojë do të punojnë me ju për të krijuar një plan trajtimi të personalizuar që i përshtatet nevojave dhe qëllimeve tuaja unike për t'u siguruar që të merrni rezultatet që keni kërkuar.

Mos lejoni që rrudhat t'ju mbajnë më prapa. Rezervoni sot konsultën tuaj në Este Medical Group dhe filloni udhëtimin tuaj drejt lëkurës tuaj dukshëm më të re.

Rezervoni një konsultë
+355692777760
Over 6k Reviews – view all
Skin and hair specialists UK book a free consultation with este medical group

Shprehitë e përsëritura të fytyrës (Mimikat)

Rrudhat e shprehive (mimikat):

Arrow

Këto rrudha shkaktohen nga shprehjet dhe lëvizjet tona të fytyrës me kalimin e kohës. Ato përfshijnë linjat e buzëqeshjes, linjat e vetullave dhe rrudhat e ballit.

Rrudhat elastotike:

Arrow

Rrudhat elastotike shkaktohen nga prishja e fibrave të elastinës në lëkurën tonë. Kjo vjen si pasojë e ekspozimit në diell për vite dhe mund të çojë në lëkura të varura, linja të holla dhe rrudha të thella.

Rrudhat atrofike:

Arrow

Zakonisht gjenden në zonat ku lëkura është e hollë, si rreth syve dhe gojës, rrudhat atrofike shkaktohen nga humbja e kolagjenit dhe yndyrës nën shtresën e lëkurës.

Rrudhat e ngjeshjes:

Arrow

Rrudhat e ngjeshjes shkaktohen nga presioni i përsëritur në lëkurë, si gjumi në njërën anë të fytyrës ose nga veshja e veshjeve të ngushta ose aksesorëve.

Rrudhat gravitacionale:

Arrow

Si rezultat i tërheqjes natyrore në rënie të gravitetit në lëkurën tonë, rrudhat gravitacionale janë diçka që të gjithë do të përjetojmë në një moment të jetës tonë.  Ato zakonisht duken në zona me më pak mbështetje, të tilla si nyjet dhe qafa.

skin tightening treatment Albania

Trajtimet tona kundër rrudhave

Në Este Medical, ne ofrojmë një sërë trajtimesh të dizajnuara për të trajtuar shenjat e plakjes për t'ju dhënë një lëkurë më të shndritshme, më të shëndoshë dhe një pamje më të re. Trajtimi ynë kundër rrudhave në Shqipëri përfshin:

Botox ®

Arrow

Kur injektohet, trajtimi Botox ® në Shqipëri paralizon përkohësisht muskulin në zonën e synuar dhe e parandalon atë nga rrudhat ose palosja e lëkurës. Kjo ndihmon lëkurën të relaksohet pa kontraktime të shpeshta të muskujve, duke ccuar kështu në  krijiminn e më pak vijave të holla dhe rrudhave.

Dermal Fillers

Arrow

Dermal Fillers ndihmojnë në rikthimin e volumit dhe elasticitetit të lëkurës, duke mbushur hapësirat e lëna nga lëkura e varur dhe duke zbutur rrudhat. Duke vepruar si mbështetje strukturore, trajtimi mund ta bëjë lëkurën të duket më e mbushur, duke ofruar një pamje më të re.

Terapia me dritën Lightfusion™   Lightfusion™ Light Therapy

Arrow

Lightfusion™ Light Therapy është një procedurë revolucionare jokirurgjikale që ndihmon në stimulimin e procesit natyror të riparimit të lëkurës, i cili inkurajon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Këto dy fibra janë proteina thelbësore dhe përgjegjëse për elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, duke reduktuar në mënyrë efektive rrudhat.

Pixel Laser Resurfacing

Arrow

Duke vepruar si një trajtim shumë efektiv për rigjenerimin e  lëkurës, Pixel Laser Resurfacing funksionon duke përdorur teknologjinë më të fundit të  lazerit për të synuar qelizat e dëmtuara ose të plakura të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës së re, duke ccuar kështu në një lëkurë më të lëmuar, më të fortë dhe më të shtrënguar.

Anti Wrinkle Before & After

Before AfterBefore AfterBefore AfterBefore AfterBefore AfterBefore AfterBefore AfterBefore After

Pyetjet e shpeshta